Bota

E dhimbshme! I vdes vajza në duar pasi e ndihmoi me lindjen, infermierja shqiptare përjeton tmerr

13 Shtator 2019, 15:46 Nga DOSJA
E dhimbshme! I vdes vajza në duar pasi e ndihmoi me lindjen, infermierja

KOSOVË– Një infermiere shqiptare nga Gjilani ka përjetuar një tmerr teksa parë të bijën t’i vdiste në duar. Ajo ishte në detyrë teka e bija u shtrua në spital, pasi do të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë.

Por pas lindjes së fëmijës, vajza 32-vjeç i vdiq në duar nga gjakderdhja pas lindjes me operacion. Nipi i shpëtoi por trauma që përjetoi infermjerja nuk ka të llogaritur.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 shtator të këtij viti në maternitetin e Gjilanit.

Sipas mjekëve të spitalit vdekja e pacientes nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi kreu procesin e lindjes.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu në një deklarataë për Ekspress u shpreh se vdekja e 32-vjeçares ka ndodhur si pasojë e një gjakderdhjeje pas lindjes.

Hajrullahu ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve.

Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.

Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e foshnjës është e stabilizuar.

E ndjera la pas dy djem, një katër vjeç dhe të porsalindurin.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjilan inferjerja shqiptare vdes 32 vjecarja gjilan inferjerja shqiptare vdes 32 vjecarja

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2019, 13:40

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

GJERMANI –Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgj...