Bota

E rëndë/ Dy motra bien nga lartësia në Ferizaj, ndërron jetë njëra prej tyre. Policia: 15-vjeçarja kreu vetëvrasje

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi” të Ferizajt të shtunën në mbrëmje

22 Janar 2023, 07:57 Nga A.B
E rëndë/ Dy motra bien nga lartësia në Ferizaj, ndërron
Shiriti

KOSOVË-Dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një ndërtese mbrëmjen e djeshme në Ferizaj. Fatkeqësisht njërai prej tyre, 15-vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra si pasojë e rënies nga lartësia.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë po hetohet si vetëvrasje. 15-vjeçarja ka tentuar të hidhet fillimisht nga lartësia, ndërkohë që bashkë me të është hedhur edhe motra e saj 18-vjeçare e cila ka tentuar ta shpëtojë atë.

Aktualisht 18-vjeçaarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të pësuara. Policia e Kosovës njoftoi në lidhje me këtë ngjarje pak para mesnatës së djeshme.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.

vdes vajza ne kosove kosove

Sondazh

Poll