Bota

I pa dhe nisi të zihej! 38-vjeçari shqiptar qëlloi me armë zjarri ndaj ish-bashkëshortes dhe kunatit të saj. Policia e gjeti të fshehur në dollap

Fillimisht nisën që të përplaseshin me fjalë, derisa një momentin shqiptari ka marrë armën nga makina dhe ka nisur që të qëllojë në drejtim të gruas dhe kunatit të saj. Por fatmirësisht për mrekulli kanë mbetur të padëmtuar, me plumbat që përplasen me dritaren e një restorant.

21 Janar 2023, 21:10 Nga k.m.
I pa dhe nisi të zihej! 38-vjeçari shqiptar qëlloi me armë
Foto ilustruese

ITALI- I arrestuar në vitin 2021 për keqtrajtim të ish-bashkëshortes, një shqiptar i paidentifikuar me emër është ndaluar nga Policia e italiane pasi qëlloi jashtë një klubi nate. 38-vjeçari shqiptar qëlloi me armë zjarri jashtë një klubi nate në veri të Romës. 

Sipas mediave italiane, shqiptari është arratisur dhe më pas është ndaluar nga agjentët e Policisë. Në këtë episod të fundit dhune, 38-vjeçari pa ishin e tij e shoqëruar nga kunati i saj. Aty ka ndodhur dhe një sherr i madh. Fillimisht nisën që të përplaseshin me fjalë, derisa një momentin shqiptari ka marrë armën nga makina dhe ka nisur që të qëllojë në drejtim të gruas dhe kunatit të saj. Por fatmirësisht për mrekulli kanë mbetur të padëmtuar, me plumbat që përplasen me dritaren e një restorant.

Pasi morën denoncimin, Policia shkoi në shtëpinë e shqiptarit, të cilin e gjetën duke u fshehur në një dollap. Edhe në vitin 2021, shqiptari ishte vënë në pranga për dëmtimin e makinës së kunatit të gruas dhe për episode të ndryshme keqtrajtimi ndaj ish-bashkëshortes.

itali

Sondazh

Poll