Bota

Protesta në Stokholm, digjet Kurani; Turqia reagon ashpër

Ankaraja e dënoi aktin, duke e quajtur atë një "krim urrejtjeje".

21 Janar 2023, 20:50 Nga k.m.
Protesta në Stokholm, digjet Kurani; Turqia reagon ashpër
Pamje nga djegia e Kuranit

STOKHOLM- Të shtunën pasdite si pjesë e protestave jashtë ambasadës turke në Stokholm, Rasmus Paludan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs dogji një kopje të Kuranit.

"Nëse dikush mendon se nuk duhet të ketë liri të shprehjes këtu, ai duhet të shkojë të jetojë diku tjetër,"- tha Paludan, i cili ka mbajtur protesta në të kaluarën ku ka djegur një kopje të Kuranit, në një fjalim për gati një orë. 

Kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e Turqisë, e cila dënoi djegien e Kuranit, duke e cilësuar atë si një "krim urrejtjeje".

Protesta në Stokholm, digjet Kurani; Turqia reagon ashpër

“Të lejosh këtë akt antiislamik, i cili synon myslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e ‘lirisë së shprehjes’ është krejtësisht e papranueshme. Ky është një krim i pastër urrejtjeje. U bëjmë thirrje autoriteteve suedeze të marrin masat e nevojshme kundër autorëve të këtij krimi të urrejtjes,”- thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Protesta në Stokholm, digjet Kurani; Turqia reagon ashpër

“Provokimet islamofobike janë të tmerrshme. Suedia ka shumë liri të shprehjes, por kjo nuk do të thotë se qeveria suedeze, ose unë, mbështesim pikëpamjet e shprehura,”- tha ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström me atë të postimi në Twitter.

Nga ana e tij, aleati i Erdoganit, Devlet Bakhceli tha se parlamenti nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO "në këto kushte".

Më herët sot, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se vizita e planifikuar e javës së ardhshme e homologut të tij suedez në Ankara u anulua pasi autoritetet suedeze dhanë leje për tubime proteste në Stokholm.

suedi digjet kurani ne suedi

Sondazh

Poll