Bota

Nisin protestat në Spanjë, qindra mijëra njerëz kundër qeverisë Sanchez: Tradhtar!

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj spanjollë të kuq dhe të verdhë dhe i kërkuan Sanchez të jepte dorëheqjen. Disa mbanin tabela me një foto të kryeministrit socialist që e quanin atë "tradhtar".

21 Janar 2023, 19:33 Nga k.m.
Nisin protestat në Spanjë, qindra mijëra njerëz kundër
Pamje nga protestat në Spanjë

MARDID– Mijëra njerëz protestuan në Madrid kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Pedro Sanchez në një tubim të mbajtur në një vit kyç zgjedhor që u mbështet nga partia e ekstremit të djathtë "Vox". Pjesëmarrësit valëvitën flamuj spanjollë të kuq dhe të verdhë dhe i kërkuan Sanchez të jepte dorëheqjen. Disa mbanin tabela me një foto të kryeministrit socialist që e quanin atë "tradhtar".

Rreth 30,000 njerëz u mblodhën në sheshin Cibeles të Madridit për mitingun, ndërsa organizatorët thanë se rreth 700,000 njerëz kishin marrë pjesë në tubim. Protesta u thirr nga dhjetëra grupe të shoqërisë civile me prirje të djathtë dhe u mbështet nga partitë konservatore, duke përfshirë Partinë Popullore (PP) dhe Vox.

E djathta është zemëruar nga vendimi i qeverisë për të shfuqizuar "krimin e rebelimit", nga e cila 9 liderë separatistë u dënuan për rolin e tyre në përpjekjen e dështuar të shkëputjes së rajonit të Katalonjës në 2017. Krimi  u zëvendësua me një vepër penale që parashikonte një dënim më të ulët me burg. Konservatorët janë gjithashtu të zemëruar nga një ligj kundër dhunës seksuale që ashpërsoi dënimet për përdhunimin, por lehtësoi dënimet për krime të tjera seksuale.

Duke folur me gazetarët në fillim të tubimit, udhëheqësi i Vox Santiago Abascal denoncoi qeverinë e Sanches si më të keqen në histori, sepse sipas tyre, i ka  ndarë spanjollët dhe ka liruar përdhunuesit.

Shumica e sondazheve sugjerojnë se PP do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme që priten në fund të vitit, por do të kenë nevojë për mbështetjen e Vox për të qeverisur. Para zgjedhjeve parlamentare, Spanja do të votojë në maj në zgjedhjet rajonale dhe lokale.

Duke mos pasur një shumicë parlamentare, qeveria e Sanchez është detyruar që, që nga formimi i saj të negociojë me separatistët baskë dhe katalanas për të miratuar projektligje, gjë që ka zemëruar shumë të djathtën. Konservatorët e akuzojnë Sanchezin se ka eliminuar krimin e rebelimit për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme të partisë pro-pavarësisë katalane.  Por qeveria argumenton se rebelimi është një vepër e vjetëruar që duhej zëvendësuar me një që i përafrohej më mirë me normave evropiane./France24

spanje

Sondazh

Poll