Bota

SHOKUESE/ Çifti homoseksual adoptuan dy fëmijë dhe përdonin për video porno

Zachary Jacob Zullock, 35 vjeç dhe partneri i tij, William Dale Zulllock, 33, dyshohet se përdorën rrjetet sociale për të prostituuar dy djemtë e tyre të mitur. William, një nëpunës publik dhe Zachary, një bankier, u akuzuan në gusht 2022 për incest, sodomi, abuzim të rëndë të fëmijëve, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe prostitucion të mitur.

21 Janar 2023, 18:55 Nga k.m.
SHOKUESE/ Çifti homoseksual adoptuan dy fëmijë dhe
Zachary Jacob dhe William Dale Zulllock

SHBA- Një çift homoseksual nga Xhorxhia, akuzohen për abuzim seksual me dy djemtë e tyre të birësuar dhe regjistrimin me video, ua shitën anëtarëve të një rrjeti lokal pedofilësh. Lajmin e ka zbuluar media amerikane "Townhall".

Zachary Jacob Zullock, 35 vjeç dhe partneri i tij, William Dale Zulllock, 33, dyshohet se përdorën rrjetet sociale për të prostituuar dy djemtë e tyre të mitur. William, një nëpunës publik dhe Zachary, një bankier, u akuzuan në gusht 2022 për incest, sodomi, abuzim të rëndë të fëmijëve, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe prostitucion të mitur.

SHOKUESE/ Çifti homoseksual adoptuan dy fëmijë dhe
Zachary Jacob dhe William Dale Zulllock

Një nga burrat, 27-vjeçari Kander Clay Lawless, u zbuloi autoriteteve se Zachary - i cili e përshkruan veten në Instagram si "babai i dy djemve të mrekullueshëm" dhe një "aktivist" - e ftoi atë "shumë herë" për të marrë pjesë në sulmi seksual ndaj fëmijëve të tij të mitur. Megjithatë, 27-vjeçari pohoi se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik me asnjërin nga dy fëmijët.

Zulocks - të cilët jetonin në Oksford, një periferi e pasur e Atlantës - adoptuan fëmijët nga një agjenci birësimi e krishterë me nevoja të veçanta. Djemtë ishin në klasën e tretë dhe të katërt kur prindërit iu arrestuan.

William pranoi se detyroi një nga djemtë e tij i kryente seks oral "me qëllim të kënaqjes së dëshirës së tij seksuale". Madje pranoi se u kishte dërguar videot edhe personave të tjerë.

William dhe Zachary, të cilët janë deklaruar të pafajshëm, do të përballen secili me më shumë se nëntë herë burgim të përjetshëm nëse dënohen.

 

zachary jacob william dale zulllock shba

Sondazh

Poll