Aktualitet

Fluks vizitash në sanatoriumin e Korçës, mjeku: 30 pacientë në ditë

Mjekët tregojnë se numri është i lartë, ndërsa shprehen se një pjesë e tyre kanë probleme të rënda akute dhe përfundojnë të shtruar.

20 Janar 2023, 15:18 Nga I.A
Fluks vizitash në sanatoriumin e Korçës, mjeku: 30
Mjeku

KORÇË- Në sanatoriumin e Korçës paraqiten deri në 30 pacientë çdo ditë, që kanë probleme nga mushkëritë. Mjekët tregojnë se numri është i lartë, ndërsa shprehen se një pjesë e tyre kanë probleme të rënda akute dhe përfundojnë të shtruar.

Virozat e stinës, por dhe temperaturat, kanë sjellë fluks pacientësh që paraqiten në Sanatoriumin e Korçës. Shefi i shërbimit Pnemo-Fizatrik në Korçë Samuel Kristo, tregon se shumë pacientë paraqiten me probleme akute pulmonare.

Ai shprehet se shumë pacientë përfundojnë të shtruar. Sipas mjekut personat kronikë duhet të jenë më të kujdesshëm për marrjen e medikamenteve dhe përdorimin e maskave e duke mos pasur kontakte të shumta në temperatura të ulëta apo ajër të rënduar.

Marrë nga Syri.net

 

senatoriumi i korces

Sondazh

Poll