Aktualitet

Moti i keq/ Era e fortë dëmton çatinë e 2 shkollave në Kolonjë, nxënësit zhvendosen në ambiente të tjera

Ekipet e punës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimin çative për rikthimin e nxënësve ditën e hënë.

20 Janar 2023, 14:30 Nga A.B
Moti i keq/ Era e fortë dëmton çatinë e 2 shkollave
Shkolla

SELENICË- Moti i keq ka përfshirë vendin dhe ka sjellë dëme në rrugë në shtëpi e në shkolla. Shkolla 9-vjeçare në Selenicë dhe shkolla fillore në Shalës, të dyja në bashkinë Kolonjë, kanë pësuar dëmtime në çati. Kjo ka ardhur si pasojë e erës së fortë. Këto dëmtime janë të lehta dhe jo problematike.

Shkolla e Selenicës është një godinë e madhe dhe po vijohet mësim te pjesa që nuk ka probleme, ndërsa në Shalës po zhvillohet në një ambient tjetër. Ekipet e punës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimin çative për rikthimin e nxënësve ditën e hënë.

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll