Aktualitet

Porositi vrasjen e Devi Kasmit, akuzohet edhe për trafik droge, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin

Hoxhallari është shpallur fajtor nga SPAK për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

20 Janar 2023, 14:33 Nga A.B
Porositi vrasjen e Devi Kasmit, akuzohet edhe për trafik droge, SPAK
Devi Kasmi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar ditë e sotme dënimin me burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin, i njohur edhe me emrin Altin Hoxhallari. Hoxhallari është shpallur fajtor nga SPAK për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. SPAK kërkon që vujatja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në datën 19.01.2023, konkluzionet përfundimtare të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, duke kërkuar ndërmjet të tjeraveDeklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të Vrasja me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal, në dëm të viktimës Dejvi Kasmi, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të nenit 283/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëmVujatja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit te tij. 

Altin Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Në datën 1 shkurt 2015, thuajse para 3 vjetësh, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit. Amarildo dhe Aurel Hoxhallari deklaruan se policia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtetë të krimit.

devi kasmi altin hoxhallari

Sondazh

Poll