Aktualitet

Familja Hoxha në Klos përfundon në rrugë të madhe/ Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, kryefamiljari apel për ndihmë

Sipas kryefamiljarit, Nuredin Hoxha rreziku vazhdon për shkak edhe të dëborës që ka nisur të bjerë dhe pesha e saj mund ta shembë të gjithën.

20 Janar 2023, 13:30 Nga a.l
Familja Hoxha në Klos përfundon në rrugë të madhe/
Familja në Klos

KLOS- Tërmeti i 15 janarit ka prekur një tjetër familje në fshatin Xibër-Murrizë i Bashkisë Klos. Faqja e murit e banesës dy katëshe ku jetojnë 5 anëtarët e familjes Hoxha është shembur duke rrezikuar gjithë ndërtesën. Në mes të të ftohtit dimëror, familja Hoxha shprehet se jetesa në këtë periudhë është akoma më e vështirë pasi njëri prej tyre do detyrohet të flejë në dhomën e cila në një pjesë është tërrësisht e shembur, për shkak se nuk ka vend për të gjithë që të kalojnë natën.

Sipas kryefamiljarit, Nuredin Hoxha rreziku vazhdon për shkak edhe të dëborës që ka nisur të bjerë dhe pesha e saj mund ta shembë të gjithën. Hoxha bën apel për ndihmë nga bashkia e Klosit për t'i që të rindërtojnë banesën sepse nuk mund të largohet nga shtëpia pasi ka edhe kafshë shtëpiake.

Tërmeti 15 janar 2023

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

Sondazh

Poll