Bota

Përmbytje dhe në Kosovë, situata kritike në Mitrovicë dhe Skënderaj, shpallet gjendja emergjente

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

20 Janar 2023, 08:50 Nga I.A
Përmbytje dhe në Kosovë, situata kritike në Mitrovicë
Permbyte ne Kosove

KOSOVË- Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ka pasur përmbytje të shumta për shkak të motit të keq. Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në Kosovë, ka ngritur gatishmërinë operacionale. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna. Qeveria thotë se është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. 

Instituti Hidrometrologjik i Kosovës [IHMK] tha se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore.

permbytje ne kosove

Sondazh

Poll