Bota

Borrell TELEFONATË me Blinken, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor: Riafirmuam vendosmërinë e përbashkët

Ai tha se Blinken rikonfirmoi vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake.

20 Janar 2023, 00:38 Nga k.m.
Borrell TELEFONATË me Blinken, temë diskutimi edhe Ballkani
Joseph Borrell dhe Anthony Blinken

SHBA- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar nëpërmjet telefonit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Lajmi është bërë me dije nga postimi i Borrell në rrjetet e tij sociale.

Ai tha se Blinken rikonfirmoi vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Mes tjerash, pa dhënë detaje Borrell tha se kanë folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

"Telefonata me Blinken riafirmuam vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes domethënëse për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën për koordinimin dhe unitetin transatlantik më të fortë se kurrë. Jemi të përkushtuar ta forcojmë më tej,"-shkuan ai.

POSTIMI I PLOTË:

joseph borrell anthony blinken

Sondazh

Poll