Bota

Zbulohet MJEKU MOSTËR në Greqi/ Ishte fizioterapist por u hoq si neurolog, bënte trajtime me qeliza staminale për sklerozën, shkakton 5 vdekje

Ka bërë “trajtime” me qeliza staminale dhe ka marrë 10 mijë deri në 25 mijë euro për injeksione.

19 Janar 2023, 21:46 Nga k.m.
Zbulohet MJEKU MOSTËR në Greqi/ Ishte fizioterapist por u hoq si
Foto ilustruese

GREQI  Një rast i ri i një mjeku mashtrues ka dalë në dritë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një fizioterapist, i cili është paraqitur si neurolog dhe dyshohet se ka mashtruar 15 persona nga vende të ndryshme, shumica prej tyre që kanë probleme me sklerozë të shumëfishtë. Në fakt, 5 pacientë vdiqën.

Hetimi ka nisur në dhjetor 2020, kur vëllai i pacientit nga Selaniku ka denoncuar mjekun fals 65-vjeçar tek efektivët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar. Pacienti vuante nga skleroza e shumëfishtë dhe mjeku i rremë, i cili pretendonte se ishte neurolog, i kishte sugjeruar terapinë me qeliza staminale. Shëndeti i pacientit u përkeqësua dhe më në fund ai vdiq disa muaj më vonë.

Në dhjetor të po atij viti, vëllai i pacientit denoncoi. Rezultoi se mjeku kishte marrë 135.000 euro, për t'i aplikuar mjekimin një vajze të re që vuante nga skleroza e shumëfishtë. Në total, gjithsej mjeku fals thuhet se ka mashtruar 15 persona dhe ndaj tij është ngritur padia e mashtrimit dhe vrasjes me dashje. 

Kjo pasi për çdo injeksion me qeliza staminale ai merrte nga 10.000 deri në 25.000 euro, ndërsa fitimet nga mashtrimi i njerëzve në nevojë llogariten në 1 milion euro./Protothema

greqi

Sondazh

Poll