Aktualitet

Arbër Hajdari i ktheu kurrizin, drama e familjes Kurti që po thyen zemrat e shqiptarëve: Kini mëshirë, flemë jashtë (Vide

13 Shtator 2019, 19:00 Nga DOSJA
Arbër Hajdari i ktheu kurrizin, drama e familjes Kurti që po thyen

TIRANËDosja.al ka sjellë një video ku tre personat e një familjeje që e kalon ditën dhe natën jashtë luten për mëshirë.

Bëhet fjalë për rastin e familjes Kurti me tre anëtarë që fondacioni “Fundjavë ndryshe” me drejtues Arbër Hajdarin u ka kthyer kurrizin duke ua lënë pa përgjigje mesazhin.

Në videon e publikuar nga faqja në Facebook, “Librazhdi yne”, shihen tre anëtarët në moshë të familjes të cilët kërkojnë që shqiptarët të vënë dorën në zemër.

Ju lutem, ju lutem të gjithëve të na ndihmojnë. Të na bëjnë me shtëpi. Ne flemë jashtë, jemi të tre jashtë. Jemi të tre të sëmurë dhe me ilaçe, por nuk kemi me çfarë ta sigurojmë jetesën. Ja, siç e shikoni vetë. Dimri po vjen dhe në jemi në shi,”– tregon njëri prej tyre, ndërkohë që rreth e rrotull shihet betoni që e rrethon vendin.

E vetmja gjë që shihen rreth asaj që tre të moshuarit e familjes Kurti e konsiderojnë banesë janë disa qese të mbuluara me gurë dhe tjegulla, në mënyrë që të pengohet futja e shiut. Muret janë shembur dhe në sfond dëgjohen lopët, që me siguri janë të uritura gjithashtu.

Dosja.al bën apel për këtë familje. Kush ka dëshirë t’i ndihmojë të kontaktojë në numrin e telefonit 0692589590, në Whats app.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drama e familjes kurti librazhd drama e familjes kurti librazhd

Sondazh

Poll