19 Janar 2023, 21:37
Nga k.m.
Rrahman Rraja dhe Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës së sotme, ku RENEA bastisi banesën e familjes Rraja pasi ishte në kërkim të një prej anëtarëve të fisit. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Artan Hoxha deklaroi se aksioni është mbajtur i fshehtë. Ai tha se autoritetet nuk arritën të gjejnë Ramazan Rrajën, por në banesë gjetën Rrahman Rrajën, xhaxhain e tij, deputet i Partisë Socialiste për zonën e Fushë Krujës.
"Pa zbardhur mëngjesi, ka patur një aksion nga BKH, oficerët e policisë gjyqësore dhe RENEA. Kanë rrethuar në fshatin Zezë në Nikël, një vilë tre katëshe dhe me një vendim të gjykatës së posacme, kanë vajtur në shtëpinë e Ramazan Rrajës. Kur kanë vajtur atje, kanë kërkuar të hyjnë në banesë. Ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Shtëpia është tre katëshe, kanë banuar dy vëllezërit Rraja. Tashmë aty banon Rrahman Rraja, deputeti i zonës. Po ta kërkonin vërtetë Ramazanin, e dinë se ku banon ai, në Tiranë.
Ramazani u shpall në kërkim për ngjarjen e 17 korrikut në masakrën e Fushë Krujës, ishte në kërkim policor. Ka ardhur nga Dubai, e kanë çuar në postën e Fushë Krujës, ka dhënë deklarime dhe ka qenë i lirë. Pastaj është shoqëruar nga forcat Shqiponja. Është ndaluar me tre kushërinj të tij dhe bashkë me ta është ndaluar edhe djali i deputetit, por ai ishte me dokumenta të rregullta. Mjetet e blinduara të marra në atë kohë, nuk janë kthyer akoma. Gjatë kësaj kohe, ky person ka qenë në Shqipëri.
Fakti që është shpallur në kërkim, me vendim të fshehtë, kanë shkuar atje dhe nuk e kanë gjetur. Kanë gjetur xhaxhain e tij, deputetin. Në vendim e gjykatës thuhet se banesa është e Rramazan Rrajës. Nuk kanë gjetur gjë në banesë. Kjo ngjarje ka të bëjë me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. U plagos Aleksandër Laho, Rrumi dhe u vra shoferi Andi Maloku. Ngjarja është nën hetim nga SPAK. Me sa duket kanë gjetur element të rinj. Deri tani i arrestuar është Redjan Rraja dhe ndodhet në izolim. Edhe në qytetin e Durrësit janë bërë tre shoqërime.
Brenda dy muajve të fundit, është e dyta herë që ka përplasje mes policisë dhe deputetit të PS në Fushë Krujë, Rrahman Rraja. Aksioni i policië u mbajt në heshtje, nuk është thënë asgjë. Kur u publikua nga unë, pashë një pjesë të mirë të mediave, që ose nuk e jepnin, ose e minimizonin, nuk e përmendnin deputetin. Rrahman Rraja ka qenë kryetar i komunës Nikël. Nga kryetar i komunës, ku fisi i tij mbizotëronte zonën dhe ishte hambar votash, garantonte në një zonë ku e djathta ka mbështetje, ai ishte në gjendje ta sfidonte.
Në të gjithë rastet që përmendet, Rrahman Rraja, nuk është i përfshirë vetë askund, por del i shoqëruar i biri, pastaj nipi. Të gjithë këto elementë dhe duke patur parasysh cfarë përfaqëson, sa herë ndodh dicka, përmendet deputeti. Edhe opozita, në të njëjten zonë, ka një deputete, vajzë të re. Por, nuk e kam parë asnjëherë të flasë. Andia Ulliri e ka emrin. Ajo përfaqëson po ashtu një fis, që ka mbështetur gjithmonë të djathtën,"- deklaroi Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
19 Janar 2023, 21:36
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit në Shkodër. Në fjalën ...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:40
k.m.
Holta Zacaj
TIRANË- 'Zbulohet' jetëshkrimi i anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj. Por para se të katapu...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:32
k.m.
Foto nga përroi i Zaranikës
ELBASAN- Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit ka prurje të mëdha për shkak të...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:27
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Moti i keq në vend ka sjellë erëra të forta, përmbytje dhe disa vende të tjera kanë m...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një 37-vjeçar i gjetur "i fshehur" në një ndërtesë në Workington, ka pranuar se ai ki...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:11
A.B
Makina
BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Pedonalen e Bulqizës. Një shofer ka rrezikuar jet&e...
Aktualitet
19 Janar 2023, 20:02
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Më shumë se 10,000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke kaluar Kanalin Anglez...
Aktualitet
19 Janar 2023, 19:59
k.m.
Foto ilustruese
Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë pritur më shumë vizitorë vendas e të huaj veçanërisht n...
Aktualitet
19 Janar 2023, 19:27
A.B
Permbytje
SHKODËR- Prefektja e Shkodrës ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e Shkodrës. E pranishme në k&...
Aktualitet
19 Janar 2023, 19:04
a.b
Permbytje
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ndarë pamje nga situata aktuale në Elbasan pas për...