Po tani...? Artan Hoxha: Policia u hoqi kamerat bandave në Shkodër, po tani si do mbrohen?
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur një shqetësim të ri pas sekuestrimit të kamerave të sig...
Ilir Thana akuzohet se ka përfituar kompesim për një pronë që ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim.
TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Ilir Thana, ai që akuzohet nga Prokuroria e Tiranës se i shkaktoi shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh. Kjo është fotoja e tij e parë që është nxjerrë nga "TvKlan". Ilir Thana akuzohet se ka përfituar kompesim për një pronë që ishte trajtuar njëherë me dëmshpërblim.
Për mashtrimin, Prokuroria e Tiranës arrestoi Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin Juridik të institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.
Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë e motres së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë./Dosja.al
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur një shqetësim të ri pas sekuestrimit të kamerave të sig...
Rrahman Rraja dhe Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës së sotme, ku RENEA...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit në Shkodër. Në fjalën ...
Holta Zacaj TIRANË- 'Zbulohet' jetëshkrimi i anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj. Por para se të katapu...
Foto nga përroi i Zaranikës ELBASAN- Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit ka prurje të mëdha për shkak të...
Foto ilustruese KORÇË- Moti i keq në vend ka sjellë erëra të forta, përmbytje dhe disa vende të tjera kanë m...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një 37-vjeçar i gjetur "i fshehur" në një ndërtesë në Workington, ka pranuar se ai ki...
Makina BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Pedonalen e Bulqizës. Një shofer ka rrezikuar jet&e...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Më shumë se 10,000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke kaluar Kanalin Anglez...
Foto ilustruese Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë pritur më shumë vizitorë vendas e të huaj veçanërisht n...