Bota

“Më falni, ishte një gabim”/ Sunak u shfaq pa rripin e sigurimit në makinë, kryeministri kërkon falje (VIDEO)

Kryeministri britanik iu drejtua kamerës nga pjesa e pasme e një makine pa vendosur rripin e sigurimit.

19 Janar 2023, 19:20 Nga A.B
“Më falni, ishte një gabim”/ Sunak u shfaq pa rripin e
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka kërkuar falje për gabimin e tij pasi u pa në një makinë pa vendosur rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër për mediat sociale, tha sot një zëdhënës i Downing Street.

Videoja, në të cilën Sunak flet për raundin e fundit të financimit të qeverisë që synon përmirësimin e komuniteteve në të gjithë vendin, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale ndërsa kryeministri britanik iu drejtua kamerës nga pjesa e pasme e një makine pa vendosur rripin e sigurimit.

“Ishte një gabim i shkurtër. Kryeministri hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër ”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Downing Street. “Ai e pranon plotësisht se ishte një gabim dhe kërkon falje”.

Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim.

rishi sunak

Sondazh

Poll