Bota

Opozita maqedonase: Deputetëve tanë po u bëhet presion nga qeveria për të hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme

Sipas Mickoskit nuk ka asnjë njeri racional në Kuvend që nuk do të dëshironte zgjedhje.

19 Janar 2023, 17:47 Nga a.l
Opozita maqedonase: Deputetëve tanë po u bëhet presion nga
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT-Kreu i opozitës maqedonase këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi se grupet siç i quajti ai gjysmë-kriminale që janë pjesë e nëntokës dhe kontrollohen nga udhëheqja e LSDM-së dhe BDI-së, po bëjnë presion ndaj deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas Mickoskit nuk ka asnjë njeri racional në Kuvend që nuk do të dëshironte zgjedhje.

'Mendoj se nuk mund të ketë njeri në kuvend, njeri racional i cili ia do të mirën Maqedonisë dhe mos të dëshirojë zgjedhje. Mirëpo, këto grupe gjysmëkriminele të cilët kontrollohen nga udhëheqësitë e larta të LSDM-së dhe BDI-së dhe janë pjesë e kësaj nëntoke maqedone tani më kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj deputetëve. Unë kamë besim se ato do të qëndrojnë konsistent për shkak se lufta për Maqedoni nuk ka çmim, ndërsa kriminelët një nga një do të pendohen për këtë që po bëjnë', tha ai. 

Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut? 

Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë të tensionuar. Sfida më e madhe e vendit është të bëjë ndryshimet e nevojshme Kushtetuese që Maqedonia e Veriut përfundimisht të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në. Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe pastaj të bëhen ndryshimet kushtetuese duke sjellë kështu përplasjen me mazhorancën. Kjo e fundit pritet të shtojë deputetët e saj, ndërsa ende është përpara sfidës për të siguruar 80 votat që do t’i mundësonin ndryshimin e Kushtetutës për të vijuar në procesin integrues. Megjithatë, partia më e madhe opozitare maqedonase po kërkon zgjedhje të parakohshme të cilat vendin do ta kthejnë sërish në pikën zero, dhe do të rrezikohet e ardhmja integruese e vendit nëse kjo parti fiton pushtetin dhe vjen në krye të Qeverisë. 

zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni

Sondazh

Poll