Bota

Nëna e Elon Musk: Ai u ngacmua dhe dhunua kur ishte fëmijë, përfundoi në spital

Maye Musk zbuloi të pathënat më parë për Elon Musk.

19 Janar 2023, 17:04 Nga A.B
Nëna e Elon Musk:  Ai u ngacmua dhe dhunua kur ishte fëmijë,
Maye musk

SHBA- Elon Musk u ngacmua kur ishte fëmijë. Këtë deklaroi nëna e tij, Maye Musk e zbuloi në një intervistë për Controcorrente.

"Ne e quanim atë një djalë gjenial, një fëmijë mrekulli, por në të vërtetë në shkollë ai nuk njihej gjithmonë si një gjeni, si për shkak të ndrojtjes së tij ashtu edhe për shkak se ai ishte vetëm i interesuar në disa lëndë. Në fëmijëri e kanë ngacmuar, e kanë rrahur dhe madje ka përfunduar në spital.'- ka thënë ajo.

"Kur u divorcova, fëmijët e mi duhej të më ndihmonin'- tha nëna e njeriut të dytë më të pasur në botë.

'Eloni ishte enciklopedia e gjallë e familjes. Ai dëshiron të përmirësojë botën por kjo gjithashtu do te thote te marre shume pergjegjesi. E keshillova te marre vetem njeren por ai merr njera pas tjetres.Nuk ka vendbanim fiks,nuk ka shtepi te vetin por eshte i lumtur te beje cdo gje ai bën për njerëzimin”.

Aventura në Twitter - "Unë kam filluar të përdor rrjetet sociale shumë përpara fëmijëve të mi'- zbuloi ajo, duke shtuar: isha unë ajo që e binda Elon të fokusohej në Twitter.

Burimi: Tgcom

elon musk maye musk

Sondazh

Poll