Bota

Kërcënimi ndaj Abdixhikut, Policia: Po marrim të gjitha masat e nevojshme

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

19 Janar 2023, 08:56 Nga I.A
Kërcënimi ndaj Abdixhikut, Policia: Po marrim të gjitha masat e
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Policia e Kosovës ka reaguar për kërcënimet ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll