Aktualitet

Arrestohet në Belgjikë “skifteri” shqiptar me 60 mijë euro bizhuteri, rrëfimi: Mi dhanë, do i çoj në Shqipëri

Të gjitha kapnin vlerën totale të gati 60 mijë eurove.

18 Janar 2023, 20:57 Nga k.m.
Arrestohet në Belgjikë “skifteri” shqiptar me 60 mijë
Foto ilustruese

BELGJIKË- Më 13 janar, një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi iu zbuluan tufa me bizhu nën levën e marsheve. Sipas mediave të huaja, në vendin e fshehtë u gjetën 154 gjerdan, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe një orë Rolex 10.000 euro. Të gjitha kapnin vlerën totale të gati 60 mijë eurove.

Pas prangosjes, shqiptari ka deklaruar para autoriteteve se bizhuteritë ia kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Nga ana tjetër, gjykata e Albertville nuk është bindur dhe e ka dënuar me 18 muaj burg, si dhe gjobë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura.

belgjike

Sondazh

Poll