Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi! Çifti shqiptar gjen fëmijën e tyre pa ndjenja në shtëpi

Mëngjesin e sotëm nëna shkoi për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore. Ajo e ka gjetur pa ndjenja.

18 Janar 2023, 20:50 Nga A.B
Ngjarje e rëndë në Greqi! Çifti shqiptar gjen
Ambulance

GREQI- Komuniteti lokal i Farsalës në Greqi, është tmerruar mëngjesin e sotëm pasi mori lajmin se është gjetur i pajetë një djalë 3 vjeç e gjysmë. Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili është invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vdekjen.

Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Burimi: Larissanet

vdes femija shqiptar ne greqi greqi

Sondazh

Poll