Aktualitet

U arrestua për trafik lëndësh narkotike, si u shpërblye punonjësja e AKSHI-t Erisa Fero me poste për “shërbimet” ndaj qeverisë

Erisa Fero është kapur me lëndë narkotike në makinën e saj. Fillimisht ajo ishte pikasur në aksin Pogradec-Korçë më datë 8 Dhjetor 2022, ku u evidentua edhe aktiviteti i saj kriminal si edhe i shoqëruesve të saj. 

18 Janar 2023, 20:54 Nga k.m.
U arrestua për trafik lëndësh narkotike, si u shpërblye
Erisa Fero

TIRANË- Rasti i zyrtares Alda Klosi, nuk është i pari dhe i fundmi në muajt e fundit, kur shërbyes të nivelit të lartë të qeverisjes në pushtet, gjenden të përfshira në akte korruptive apo kriminale. Erisa Fero, është një tjetër zyrtare e ndaluar, këtë herë për trafikim të lëndëve narkotike, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, Fero është kapur me lëndë narkotike në makinën e saj. Fillimisht ajo ishte pikasur në aksin Pogradec-Korçë më datë 8 Dhjetor 2022, ku u evidentua edhe aktiviteti i saj kriminal si edhe i shoqëruesve të saj. 

Më datë 8 Dhjetor 2022 në aksin rrugor Pogradec-Korçë rreth orës 17.30 është konstatuar në drejtim lëvizje për në Pogradec automjeti tip ‘Ford Fiesta’ me targë AA 757 YN dhe pasi tij automjeti i markës ‘Volksvagen Golf 5’ me targa AA 077ZT, në posedim të vetë Feros. E kishte kthyer në zakon që të kryente transportimin e lëndës narkotike në ditët e pushimit me automjetin Volksvagen.

Do të ishte ky moment kur agjentët e policisë filluan të mbanin në vëzhgim tashmë zyrtaren dhe miqtë e saj, Likë Basha dhe Endri Karaj.

“Kjo shtetase shkon me automjetin e saj në qytetin e Krujës ku merr lëndën narkotike të personat e mësipërm dhe më pas niset për në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Kur kontrollohet nga policia, kjo shtetase prezantohet si punonjëse në ministri, me qëllim që të mos i nënshtrohet kontrollit. Për të siguruar rrugën e kësaj shtetase dhe për të shkëmbyer lëndën narkotike cannabis sattiva me pritësit në Pogradec dhe Korçë vijnë edhe shtetasit Like Basha, Endri Karaj, Martin dhe Ramiz Xaka. Këta shtetas përdorin automjetet e markës ‘Seat Leon’ dhe ‘Ford Fiesta’. Zakonisht ata qëndrojnë 500-1000 m para makinës që transporton lëndën narkotike, me qëllim për të kontrolluar rrugën dhe për të njoftuar Erisën nëse ka postbllok policie,”- thuhet në dosjen hetimore.

Të gjendur përballë një veprimtarie të provuar kriminale, agjentët e policisë në qytetin e Korçës, kryen në flagrancë edhe arrestimin më 28 Dhjetor 2022, gjatë një tjetër episodi, kur Erisa Fero dhe bashkëpunëtorët e saj po kryenin shkëmbimin e radhës të lëndës narkotike.

“Më datë 28 Dhjetor 2022 shërbimet e Policisë Korçë morën informacion nga SPTIMSHI se shtetasja Erisa Fero ishte nisur në drejtim të Pogradecit me automjetin e saj ‘Volksvagen Golf’ me targa AA 077 ZT. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e policisë u organizuan për të kryer verifikimin, ndjekjen dhe kontrollin e këtij automjeti. Në oren 17:25 në afërsi të Qafë Thanës u konstatua automjeti ‘Ford Fiesta’ me targa AA 757 YN në drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi Likë Basha dhe në vendin e pasagjerit shtetasi Maringlen Karaj.

Pak minuta më vonë pranë këti vendi vjen edhe automjeti ‘Volksvagen Golf’ me targa AA 077 ZT drejtuar nga shtetasja Erisa Fero”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dinamikës së zhvillimit të ngjarjes, është ky momenti kur Erisa Fero dhe ortakët e saj në këtë aferë kriminale, kryejnë sikundër kishin bërë edhe më herët, shkëmbimin e lëndës narkotike.

“Në afërsi të hotel “Lini” në zbritje të Qafë Thanës Erisa del nga automjeti ‘Golf’ dhe hipën si pasagjere te automjeti ‘Ford’. Ndërkohë Likë Basha merr drejtimin e automjetit ‘Volksvagen’ dhe hyn me të në parkimin e hotel ‘Lin’, ndërkohë që automjeti tjetër ‘Ford’ lëviz në drejtim të fshatit Buqezë. Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin dhe kontrollin e të dy automjeteve.

Në momentin që i janë afruar automjetit ‘Golf’, Likë Basha ishte duke vendosur pakot me lëndë narkotike në një çantë të madhe të zezë. Sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap, por eshte ndaluar nga punonjësit e policisë. Ndërkohë që në automjetin ‘Ford’ është konstatuar si drejtues i mituri Maringlen Karaj dhe si pasagjere Erisa Fero”, sqarohet në dosje. Por ndërsa kjo histori na tregoi edhe njëherë se si punonjës të administratës shtetërore, e vendosin postin e tyre në shërbim të aktiviteteve kriminale, është me interes të shikohet edhe vetë profili i zyrtares së përfshirë në këtë aferë, në këtë rast të 29 vjeçares, Erisa Fero.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

erisa fero

Sondazh

Poll