Bota

Google Translate i shpëton jetën 28-vjeçares shqiptare në Greqi, dhunohej sistematikisht nga partneri

28 vjeçarja e cila jetonte në Heraklion së bashku me të dashurin e saj, 44 vjeçar pas dhunës së fundit kishte shkuar në një kafene aty pranë.

18 Janar 2023, 15:33 Nga I.A
Google Translate i shpëton jetën 28-vjeçares shqiptare në
Foto Ilustruese

GREQI- Një 28-vjeçare shqiptare e cila qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e duhur i ka shpëtuar dhunës së partnerit të saj nëpërmjet Google Translate. 28 vjeçarja e cila jetonte në Heraklion së bashku me të dashurin e saj, 44 vjeçar pas dhunës së fundit kishte shkuar në një kafene aty pranë.

Siç shkruajnë mediat helene, shqiptarja nuk dinte greqisht dhe përmes shërbimit të Google ka shpjeguar se çfarë po i ndodhte dhe ka kërkuar ndihmë. 44 vjeçari i cili po e kërkonte për një ditë të tërë, kontaktoi policinë pasi kishte frikë se e dashura e tij mos arrestohej se ndodhej atje në mënyrë të paligjshme.

Por oficerët e policisë kanë arrestuar 44 vjeçarin për dhunë në familje si dhe shkelje të kushteve të lirimit nga burgu pasi ai duhej të jetonte në Athinë dhe në adresën që kishte deklaruar por ishte zhvendosur në Heraklion. Ndaj 28-vjeçares, e cila ndodhet në Greqi pa dokumentacion nuk do të nisin procedurat e dëbimit pasi mbrohet me ligj si viktimë e dhunës në familje.

google translate dhunohet 28-vjecarja shqiptare

Sondazh

Poll