Bota

Ministria e Mbrojtjes: Asnjë fluks emigrantësh gjatë dy javëve përmes Kanalit Anglez

Asnjë kalim nuk është regjistruar nga Ministria e Mbrojtjes që prej datës 2 janar, kur 44 persona kanë bërë udhëtimin me një varkë në të vetmen kalim të vitit deri tani.

18 Janar 2023, 14:36 Nga I.A
Ministria e Mbrojtjes: Asnjë fluks emigrantësh gjatë dy
Foto Ilustruese

ANGLI- Asnjë emigrant nuk kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 14 ditëve tw fundit. Asnjë kalim nuk është regjistruar nga Ministria e Mbrojtjes që prej datës 2 janar, kur 44 persona kanë bërë udhëtimin me një varkë në të vetmen kalim të vitit deri tani.

Është periudha më e gjatë e pandërprerë pa kalime emigrantësh që kur u regjistrua një ndërprerje 13-ditore midis 29 marsit dhe 10 prillit të vitit të kaluar, tregon analiza e shifrave të qeverisë nga agjencia e lajmeve PA. Pushimi i dytë më i gjatë i vazhdueshëm në aktivitet ishte 11 ditë nga 15 nëntori deri më 25 nëntor.

Zyrtarët qeveritarë sugjeruan më parë se çdo rënie e kalimeve gjatë dimrit mund të jetë sezonale dhe e lidhur me kushtet e motit, me numra që pritet të rriten përsëri në pranverë. Ndërkohë, shifra të veçanta të publikuara të martën tregojnë se numri i rasteve të difterisë në mesin e azilkërkuesve të raportuar në Angli është 73.

Asnjë rast i ri nuk është regjistruar deri më tani në 2023, sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) deri më 15 janar. Azilkërkuesit me simptoma të sëmundjes shumë ngjitëse po vihen në izolim mes rritjes së numrit të infeksioneve në mesin e atyre që vijnë në MB. Por ministrat dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë këmbëngulur se rreziku që publiku të preket nga difteria është shumë i ulët dhe infeksionet janë të rralla.

emigrantet ne angli shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll