Bota

Skandali në PE, arrestohet këshilltarja financiare e Pancherit, akuzohet për pjesmarrje në organizatë kriminale

Monica Rossana Bellini, është arrestuar nga policia italiane me kërkesë të autoriteteve belge.

18 Janar 2023, 13:32 Nga A.B
Skandali në PE, arrestohet këshilltarja financiare e Pancherit,
Antonio Pancheri

BRUKSEL- Kontabilistja dhe këshilltarja financiare e ish-eurodeputetit Antonio Pancheri është arrestuar për rastin 'Katar Gate'. Monica Rossana Bellini, është arrestuar nga policia italiane me kërkesë të autoriteteve belge.

Ajo tashmë do duhet të përballet me akuzat për pjesmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. Pancheri, i cili u arrestua në Bruksel në dhjetor për këtë rast, bëri një marrëveshje me autoritetet belge për të dorëzuar të gjithë të përfshirë në këtë çështje për të lehtësuar çështjen e tij.

“I penduari” -Pierre Antonio Panzeri akuzon me detaje eurodeputetin belg Mark Tarabella, siç duket nga dokumentet e reja të nxjerra në dritë nga Le Soir, duke thënë se e kishte shpërblyer me 120 deri në 140 mijë euro cash.

Këto përmbahen në një letër prej pesë faqesh të nënshkruar nga prokurori federal Frédéric Van Leeuë drejtuar Presidentit të Parlamentit Evropian (PE) dhe Komitetit të tij për Çështjet Ligjore, raporton 'Newsbomb.gr'.

Le Soir ka siguruar një kopje të kërkesës për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve Andrea Coccolino dhe Marc Tarabella, në kuadër të hetimit masiv për korrupsionin dhe ndërhyrjen e Katarit dhe Marokut në Parlamentin Europian. Nëse kapitulli kushtuar të zgjedhurit italian (Tarambella) është një “rast hetimor”, sipas fjalëve të avokatëve të tij në një deklaratë për shtyp të publikuar të shtunën, paragrafët kushtuar kryebashkiakut Anthisnes (Tarambella) janë krejtësisht të ndryshëm.

Letra e prokurorit federal përfshin një fragment të gjatë nga seanca e dytë e Pancherit para hetuesve të shtunën, 10 dhjetor. Italiani që akuzohet si drejtues i organizatës kriminale dhe i dyshuar për ndërhyrje në çështjet europiane me dosjet e kartëmonedhave dhe që sapo ka arritur marrëveshjen me prokurorinë për t'u bërë “i penduar” në këtë rast, shpjegon strategjinë për palën katariane.

“Iniciativa e paraqitur në Parlament ishte një nismë ‘lobuese’ dhe padyshim që ne po kërkonim deputetë të gatshëm për të mbështetur disa pozicione në favor të Katarit. Në këtë kontekst, disa deputetë i mbështetën këto qëndrime, por nga bindje e thjeshtë, dhe Giorgi (Francesco Giorgi, ish-asistent i Panzerit dhe tani Coccolino) dhe unë, herë vetëm, herë Giorgi, i ftuam ata të mendonin këto pozicione”, nis të detajojë Pancherii. . “Në përgjithësi ka një shkëmbim mendimesh me deputetët dhe kështu i ftojmë që të reflektojnë për qëndrime të caktuara. Ndaj i këshillojmë, i themi se “do të ishte e dobishme...”, por jo të gjithë janë dakord. »

Prokuroria Publike Evropiane, në fund të dhjetorit, kërkoi heqjen e imunitetit të Eva Kailit dhe Maria Spyrakis, për shkak të mashtrimit të pretenduar ndaj buxhetit të BE-së.

monica rossana bellini mark tarabella

Sondazh

Poll