Bota

Caktohet data/ Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj

Sipas Haberturk, Presidenti Erdogan në fjalimin e tij lëshoi deklarata të ashpra ndaj liderit të CHP Kemal Kiliçdaroglu për Arifiye, kreut të Partisë DEVA Ali Babacan për Baykar dhe kreut të Partisë së Ardhmërisë Ahmet Davutoğlu në City University.

18 Janar 2023, 11:00 Nga F.M
Caktohet data/ Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj
Recep Tayip Erdogan

TURQI- Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Mediat turke shkruajnw se sondazhet e kryera nga institutet e votimit janë larg së ngjalluri gëzim në kampin e qeverisë. Në lidhje me datën e zgjedhjeve, presidenti dhe kryetari i AK-së, Recep Tayip Erdogan tha: Ne erdhëm në qeveri duke thënë, 'Asgjë nuk do të jetë më njësoj'. Tani kërkojmë mbështetjen e kombit duke thënë: "Vendimi dhe e ardhmja i përket. kombit.” Pavarësisht entuziastëve të tutelës, ne do të fillojmë Shekullin e Turqisë.

Sipas Haberturk, Presidenti Erdogan në fjalimin e tij lëshoi deklarata të ashpra ndaj liderit të CHP Kemal Kiliçdaroglu për Arifiye, kreut të Partisë DEVA Ali Babacan për Baykar dhe kreut të Partisë së Ardhmërisë Ahmet Davutoğlu në City University.

DW shkruante se Rexhep Tajip Erdogan, prej 20 vitesh në pushtet, ndodhet me shpatulla pas muri dhe skenarët e një disfate të mundshme elektorale po shumohen.

Presidenti dhe qeveria e tij po e kundërshtojnë këtë prirje me një mori iniciativash. Ky aktivizim politik nuk është i pazakontë në prag të zgjedhjeve të rëndësishme. Nuk bëhet fjalë vetëm për politikën ekonomike, e cila është në qendër të fushatës elektorale duke pasur parasysh evoluimin e krizës në vitet e fundit.

recep tayip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll