Bota

Rrëzimi i helikopterit, liderët botërorë: Ne jemi me ju. Zelenskyy: U prehëshin në paqe

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, ka reaguar për vdekjen e homologes së saj ukrainase pas rrëzimit të helikopterit të mëngjesit të sotëm.

18 Janar 2023, 11:39 Nga I.A
Rrëzimi i helikopterit, liderët botërorë: Ne jemi me ju.
Denys Monastyrsky

UKRAINË- Liderët botërorë kanë reaguar pas përplasjes së helikopterit të Ministrisë së Brendshme në Ukrainë ku mbetën të vrarë 18 persona mes tyre dhe vet ministri Denys Monastyrsky. Shefja e BE-së Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Evropian është me ta në këto momente

“Ne jemi të zi me ju”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, ka reaguar për vdekjen e homologes së saj ukrainase pas rrëzimit të helikopterit të mëngjesit të sotëm. Ajo e përshkruan ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky si një dritë kryesore në mbështetjen e Ukrainës dhe thotë se foli me të në tetor.

"Britania e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë me miqtë tanë ukrainas," thotë Braverman.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e viktimave, të cilët i cilësoi si patriotë.

"U prefshin në paqe të gjithë ata që u morën jetën këtë mëngjes të zi”, tha Zelensky në deklaratën e tij të parë për rrëzimin.

Charles Michel, Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), i ka shprehur ngushëllimet Ukrainës për rrëzimin e helikopterit që vrau 18 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të vendit, Denys Monastyrsky.

“Ne i bashkohemi Ukrainës në pikëllim pas aksidentit tragjik të helikopterit në Brovary,” tha ai.

denys monastyrsky lufta ukraine-rusi ursula von der leyen suella braverman charles michel

Sondazh

Poll