Bota

Bilanc tragjik në Ukrainë, 18 viktima nga rrëzimi i helikopterit, mes tyre 3 fëmijë dhe ministri i Brendshëm

CNN raporton se  Oleksiy Kuleba raportoi nga Telegram se tre nga të viktimat janë fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve është 29, mes tyre 15 të mitur

18 Janar 2023, 10:35 Nga f.g
Bilanc tragjik në Ukrainë, 18 viktima nga rrëzimi i helikopterit,
Foto ilustruese

UKRAINE- Rëndohet bilanci nga ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Ukrainë, ku një helikopterështë rëzuar në Brovary duke i marrë jetën 18 personave, mes tyre 3 fëmijë dhe ministir i brendshëm, Denis Monastyrsky, bashkë me disa nga anëtarët e stafit të tij.

CNN raporton se Oleksiy Kuleba raportoi nga Telegram se tre nga të viktimat janë fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve është 29, mes tyre 15 të mitur.

Helikopteri u përplas me një kopësht fëmijësh dhe me një rezidencë banimi dhe menjëherë pas shpërthimit, ka shpërthyer në flakë. Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko shkroi në mediat sociale se “Monastyrsky, zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis vdiqën në aksident”. Helikopteri që u rrëzua ishte një Eurocopter EC225 “Super Puma”./Dosja.al

Bilanc tragjik në Ukrainë, 18 viktima nga rrëzimi i helikopterit,

denis monastyrsky

Sondazh

Poll