Bota

Forumi i Davosit/ Rama flet për sulmin kibernetik: Donin të na kthenin në epokën e gurit, por s'ia dolën. Uroj të mos pësëriten gabimet e pandemisë

Sipas Ramës, qëllimi i iranianëve ka qenë të rikthejë shqiptarët në epokën e letrës, por nuk ia ka dalë.

18 Janar 2023, 09:00 Nga F.M
Forumi i Davosit/ Rama flet për sulmin kibernetik: Donin të na kthenin
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në vicër aty ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Në një postim në Facebook, ai ka ndarë një pjesë nga bashkëbisedimi i zhvilluar atje. Rama dëgjohet të thotë se sulmi kibernetik nga Irani ishte shumë i rëndë, duke shtuar se Shqipria është ende nën sulm. Sipas Ramës, qëllimi i iranianëve ka qenë të rikthejë shqiptarët në epokën e letrës, por nuk ia ka dalë.

“Fillimisht, do të doja t’ju thoja se kur ftoni dikë nga Ballkani, nuk mund të vendosni limit kohe për të folur (të pranishmit qeshin). Ne ia dolëm të bëheshin në 6-7 vitet e fundit, një vend që ka 95% të shërbimeve online. Nuk ke më nevojë për zyra, kontakte burokratike nga afër. Po përmirësohemi çdo ditë. Në të njëjtën kohë, kjo gjë na ka ekspozu\ar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam nga Irani. Sigurisht bëmë hetime, hetime u bënë dhe nga Microsoft dhe FBI, para se të dilnim në këto akuza të bazuara në fakte. Në një farë mënyre bekimi i teknologjisë na bëri të shohim dhe anën tjetër, mallkimin e teknologjikë. Gjithsesi, ne mundëm të ruanim të dhënat, rezistuam krahasuar me qëllimin e agresorëve. Ishte shumë e qartë që sulmuesit kishin një qëllim fundor, që të na kthehnin në epokën e gurit dhe letrës. Dua të shpresoj fort që vendet të mos bëjnë të njëjta gabime si në kohën e pandemisë, të mbyllen dhe të mos bashkëpunojmë. Pasi kjo gjë është akoma më e rrezikshme, dëmet mund të jenë apokaliptike,”- thotë Rama.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë liderë politikë dhe biznesi globalë, të famshëm dhe aktivistë të shquar shoqërorë, po zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore është nën stres ekstrem, e rrëmbyer nga inflacioni i lartë, një krizë energjetike dhe ndërprerje të tjera të furnizimit të shkaktuara nga lufta dhe një ringjallje të rasteve të COVID-19 në Kinë. Forumi i Davosit do të mbahet për pesë ditë rresht. Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj masive ekonomike pritet të mbizotërojnë sërish axhendën e ngjarjes vjetore në resortin alpin zviceran. 

Takimi pesë-ditor, i cili mblidhet nën flamurin "Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar", do të marrë pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Ndër të ftuarit e pritur janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Priten gjithashtu disa liderë të zgjedhur së fundmi, duke përfshirë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, presidentin kolumbian Gustavo Petro dhe presidentin Ferdinand Marcos Jr. të Filipineve. 

edi rama forumi i davosit

Sondazh

Poll