Bota

Trazirat në Brazil/ Lula shkarkoi 40 ushtarë që ruanin rezidencën presidenciale

Presidenti i ri i vendit i akuzoi ata për "bashkëfajësi" në trazirat e 8 janarit.

17 Janar 2023, 22:44 Nga k.m.
Trazirat në Brazil/ Lula shkarkoi 40 ushtarë që ruanin
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka pushuar nga puna 40 ushtarë që ruanin rezidencën presidenciale, e cila u grabit nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro, në trazirat e 8 janarit në kryeqytetin e Brasilias. Të enjten e kaluar, Lula kishte njoftuar një hetim të plotë ndaj anëtarëve të gardës, duke nënvizuar se ishte i bindur se ata jo vetëm nuk parandaluan, por ndihmuan Bolsonaron të pushtonin pallatin Alvorada.

“Jam i bindur se u hap porta për të hyrë, sepse asnjë derë nuk u gjet e thyer. Kjo do të thotë se disa persona ua lehtësuan hyrjen,"- tha Lula.

Deri më tani nuk është sqaruar se kush do të marrë përsipër ruajtjen e rezidencës presidenciale. Autoritetet braziliane të hënën rritën sigurinë rreth ndërtesave qeveritare në kryeqytet, duke dyfishuar numrin e ushtarëve të vendosur pranë pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë.

Më shumë se 2,000 njerëz u arrestuan pas tentativës së kryengritjes, të cilën qeveria e përshkroi si një "akt terrorist". Pothuajse 1200 prej tyre u burgosën dhe 39 po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, dëmtim të pronës publike dhe nxitje të grushtit të shtetit.

luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll