Bota

Me kapuçë në kokë, maskë anti-COVID dhe me syze/ Del VIDEO, momenti kur bosi i mafias shkoi në klinikën ku kurohej

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur ai ka shkuar në klinikën ku më pas do të arrestohej.

17 Janar 2023, 23:16 Nga k.m.
Me kapuçë në kokë, maskë anti-COVID dhe me syze/ Del
Matteo Messina Denaro

ITALI- Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro u arrestua në një klinikë private ku kurohej nga kanceri në zorrën e trashë. Siç duket edhe nga pamjet e sigurara nga mediat italiane, bosi i mafias, ishte maskuar me detaje për të mos u njohur. Në pamjet e mëposhtme, ai kishte vendosur një kapuç në kokë, maskë anti-COVID dhe syze.

Denaro kishte shkuar disa herë në këtë klinikë. Madje kishte kryer një operacion gjatë kohës së pandemisë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur ai ka shkuar në klinikën ku më pas do të arrestohej.

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro

Sondazh

Poll