Bota

Arrestohet kandidati republikan në SHBA, nuk pranoi humbjen dhe sulmoi me armë shtëpitë e komisionerëve

CNN ka kontaktuar faqen e fushatës së Peña-s për koment por ende nuk është në gjendje të identifikojë avokatin e tij.

17 Janar 2023, 20:27 Nga k.m.
Arrestohet kandidati republikan në SHBA, nuk pranoi humbjen dhe sulmoi me
Solomon Peña

SHBA- Një ish-kandidat republikan për legjislaturën në Nju Meksiko është arrestuar pasi pretendoi se kishte ndodhur mashtrim zgjedhor pas humbjes së tij. Sipas CNN, Solomon Peña, i cili humbi kandidimin e tij për vitin 2022 për Distriktin 14, u arrestua të hënën nga policia e Albuquerque, pasi akuzohet se ka paguar 4 burra për të qëlluar në shtëpitë e dy ligjvënësve të shtetit dhe dy komisionerëve të qarqeve.

“Besohet se ai është organizatori pas të shtënave që ndodhën në dhjetor dhe në fillim të janarit,"- tha shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina në një konferencë shtypi.

CNN ka kontaktuar faqen e fushatës së Peña-s për koment por ende nuk është në gjendje të identifikojë avokatin e tij.

Gjatë fushatës së vjeshtës, kundërshtari i Peñas, deputeti demokrat Miguel Garcia, kërkoi që Peña të hiqej nga fleta e votimit, duke argumentuar se statusi i tij si një ish-kriminel duhet ta pengonte atë të kandidonte për poste publike. Solomon Peña vuajti gati 7 vjet burg pas një dënimi në vitin 2008 për vjedhjen e një vëllimi të madh mallrash në një “skemë të copëtimit dhe rrëmbimit”.

 

solomon peña

Sondazh

Poll