Art&Argëtim

Lajm i trisht për botën e artit, humb jetën legjenda austriliane e muzikës

Muzikantja australiane, e cila fitoi famë në vitet 1970, vdiq pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë.

17 Janar 2023, 09:47 Nga I.A
Lajm i trisht për botën e artit, humb jetën legjenda austriliane
Renee Geyer

AUSTRALI- Këngëtarja e 'Soul' Renee Geyer ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Muzikantja australiane, e cila fitoi famë në vitet 1970, vdiq pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë.

Geyer, karriera e shkëlqyer e të cilws zgjati më shumë se pesë dekada, ishte gruaja e parë që u fut në Sallën e Famws së Muzikës Victoria. Familja e saj e shkatërruar e përshkroi Geyer si një "forcë të natyrës" pasi ata konfirmuan vdekjen e saj.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë se Renee Geyer ka ndërruar jetë nga komplikimet pas operacionit në kofshë. Gjatë qëndrimit në spital, u zbulua se Renee kishte edhe kancer të mushkërive të paoperueshme. Ajo nuk pati dhimbje dhe vdiq në paqe mes familjes dhe miqve. Natyrisht, ne të gjithë jemi krejtësisht të shkatërruar," thuhej nw njoftim. 

Geyer, e njohur për vokalin e saj të ashpër, e filloi karrierën e saj me grupe, duke përfshirë grupet e xhazit Dry Red dhe Sun. Më pas, ajo pati sukses solo me këngë duke përfshirë It's a Man's Man's World, Stares and Whispers dhe Heading in the Right Direction. Ylli gjithashtu ka punuar me Sting, Chaka Khan dhe Joe Cocker si vokalist mbështetës.

renee geyer

Sondazh

Poll