Art&Argëtim

‘Hë mo, ça tha bjondja?’/ Komentuesit zënë ngushtë Ramën: Pse s’ke veshur atlete, imzot të thirri apo bej?! (FOTO)

13 Shtator 2019, 11:12 Nga DOSJA
‘Hë mo, ça tha bjondja?’/ Komentuesit zënë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Rama thotë se ndihet i inkurajuar nga vlerësimet e Merkel, por nuk ka dhënë detaje nëse ka arritur që të marrë një “PO” nga Gjermania për negociatat.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel?????? #MikeeVërtetë?”-shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur fotove.

Sakaq, kanë kanë dashur edhe komentuesit e tij në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë ndalur me komente, batuta dhe ironi me kryeministrin. Që nga pyetjet për këpucët, tek mjekra, epiteti “Bej” apo “Imzot” e deri tek “Hë mo, çfarë tha bjondja”, këto janë disa nga komentet më pikante në rrjetet sociale të shefit të qeverisë.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do e gjejë kohën për t’ju përgjigjur kuriozitetit të shqiptarëve për atë që po ndodh në lidhje me negociatat.

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej dy ditësh një tur takimesh në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Dje Rama ishte në Pragë, ku takoi të tjerë liderë lidhur me vendimin që do të merret në tetor për Shqipërinë. Sot, ai takoi kancelaren gjermane, e cila siç njoftoi Rama, por edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar sërish mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale angela merkel edi rama edi rama ne berlin negociatat e shqiperise me be angela merkel edi rama edi rama ne berlin negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shtator 2019, 10:24

TIRANË- Personi qe ka lene gjurme shume te rendesishme ne historine e fotografise shqiptare para viteve 90 ishte ne qender te dokumentarit te gazetares Gen...