Art&Argëtim

“Më kanë përdhunuar 15 vjeçe”, Demi Moore zbulon tmerrin që e mundon ndër vite

13 Shtator 2019, 10:08 Nga DOSJA
“Më kanë përdhunuar 15 vjeçe”, Demi Moore

SHBA– Demi Moorë ka bërë deklaratën e tmerrshme mbi jetën e saj, duke treguar një histori që e kishte mbajtur të fshehtë për shumë vite. Në moshën 15 vjeçare aktorja e hollivudit është përdhunuar.

Aktorja 56-vjeçare ka rrëfyer detaje shqetësuese në lidhje me sulmin seksual në librin e saj të ti “Inside Out”.

Gjithçka mbi jetën e saj, nga fëmijëria e deri në ngjitjen e shkallëve në karrierë, Demi Moore ka vendosur t’i transmetojë në librin e saj “Inside Out” që pritet të publikohet së shpejti.

Nga martesa me Bruce Willis e më pas me Ashton Kutcher e deri tek rritja me vështirësi e tre vajzave të saj, do të jenë të pasqyruara në librin e aktores.

Demi u shpreh se ishte përlotur ndërsa kishte shkruar librin, dhe nëpërmjet këtij krijimi kishte rigjetur vetveten.

Gjithashtu në kujtimet e saj, Demi zbuloi dhembjen e saj të fshehtë pasi zbuloi se fajësoi veten se pësoi një abort, ndërsa ishte në një romancë me Ashton Kutcher.

Ylli i Hollivudit pranoi se humbi një vajzë foshnje në muajin e gjashtë të shtatzënisë, gjatë vitit 2005.

Burimi: Mirror

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktorja hollivudiane demi moore demi moore e perdhunuar aktorja hollivudiane demi moore demi moore e perdhunuar

Sondazh

Poll