Bota

Refuzoi të largohej nga Kabuli, ekzekutohet ish-deputetja afgane në shtëpinë e saj

Mursal Nabizada, 32 vjeç, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021. Vëllai i saj dhe një roje e dytë e sigurisë u plagosën në sulmin të dielën.

16 Janar 2023, 09:32 Nga I.A
Refuzoi të largohej nga Kabuli, ekzekutohet ish-deputetja afgane në
Mursal Nabizada

AFGANISTAN- Një ish-deputete afgane dhe truproja e saj janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në kryeqytetin Kabul. Mursal Nabizada, 32 vjeç, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021. Vëllai i saj dhe një roje e dytë e sigurisë u plagosën në sulmin të dielën.

Ish-kolegët e vlerësuan deputeten Nabizada si një kampione e patrembur për Afganistanin,pasi ajo refuzoi një shans për tu larguar nga vendi. Që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, gratë janë larguar nga pothuajse të gjitha fushat e jetës publike. Zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran tha se forcat e sigurisë kishin nisur një hetim serioz për incidentin.

Ish-deputetja Mariam Solaimankhil tha se Nabizada ishte një pioniere e vërtetë - një grua e fortë, e hapur, e cila qëndronte për atë në të cilën ajo besonte, edhe përballë rrezikut.

“Pavarësisht se iu ofrua mundësia të largohej nga Afganistani, ajo zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për popullin e saj”, shkroi ajo në Twitter.

Nabizada, nga provinca lindore e Nangarharit, u zgjodh deputete nga Kabuli në vitin 2018 dhe qëndroi në pushtet deri në marrjen e pushtetit nga talebanët. Ajo ka qenë anëtare e komisionit parlamentar të mbrojtjes dhe ka punuar në Institutin për Zhvillim dhe Kërkim të Burimeve Njerëzore. Hannah Neumann, një anëtare e Parlamentit Evropian, tha: Jam e trishtuar dhe e zemëruar dhe dua që bota ta dijë!" në përgjigje të vrasjes. Ajo u vra në errësirë, por talebanët ndërtuan sistemin e tyre të aparteidit gjinor në dritën e plotë të ditës.

Abdullah Abdullah, një ish-zyrtar i lartë në ish-qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi, tha se ishte i pikëlluar nga vdekja e zonjës Nabizada dhe shpresonte që autorët të ndëshkoheshin. Ai e përshkroi atë si një përfaqësuese dhe shërbëtore të popullit. Shumë gra që kishin punë të spikatura profesionale në Afganistan pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA dy dekada më parë u larguan nga vendi pasi talebanët u kthyen në pushtet.

mursal nabizada

Sondazh

Poll