Bota

VIDEO/ Tragjedi në Nepal, rrëzohet avioni me 72 persona, asnjë i mbijetuar

Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

15 Janar 2023, 07:51 Nga I.A
VIDEO/ Tragjedi në Nepal, rrëzohet avioni me 72 persona, asnjë i
Foto Ilustruese

NEPAL- Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror dhe fatkeqësisht të gjithë personat kanë humbur jetën; Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë. Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Ushtarët nepalezë janë përfshirë në shpëtimin në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik. Detaje për shkakun e rrëzimit nuk janë bërë të ditura. Avioni duket se po bën një kthesë majtas jashtë kontrollit pavarësisht faktit se tipi i avionit (ATR) konsiderohet i besueshëm. Të gjithë pasagjerët si dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë gjetur të vdekur deri më tani në distriktin Pokhara të Nepalit (qendror), siç tha një zëdhënës i ushtrisë nepaleze.

"Ne presim të marrim më shumë trupa. Aeroplani u copëtua” tha zëdhënësi i ushtrisë Krishna Bandari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një zyrtar lokal duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve kineze Xinhua tha se avioni, i cili po fluturonte për në Pokhara nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua pranë lumit Seti.

nepal rrezohet avioni ne nepal

Sondazh

Poll