Bota

LDK kërkon hetime për Kurtin e Osmanin: A u përdorën 600 mijë eurot e ambasadorit Berishaj në fushatën e Vetëvendosjes?

Reagimi i tij vjen pas raportimeve në mediat sllovene mbi ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e cila shkruante pak ditë më parë se rreth gjysmë milioni euro janë marrë nga kompania e tij MB Consulting nga dega e firmes GEN-i në Beograd.

14 Janar 2023, 22:59 Nga F.M
LDK kërkon hetime për Kurtin e Osmanin: A u përdorën 600
Lidhja Demokratike e Kosovës

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon hetim për ndaj kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. Reagimi i tij vjen pas raportimeve në mediat sllovene mbi ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e cila shkruante pak ditë më parë se rreth gjysmë milioni euro janë marrë nga kompania e tij MB Consulting nga dega e firmes GEN-i në Beograd. LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë dhe shton se duhet të hetohet nëse janë përdorur paratë e Berishajt për fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka afera të shumta që po shpërfaqen ditëve të fundit. Më e rëndësishme dhe më me bujë është kjo e ambasadorit Martin Berishaj, i cili duket qartë prej raportimeve dhe fakteve se ka tërhequr 1 milion euro në llogari bankare në Prishtinë. Pra një njeri, ambasador i Kosovës ka tërhequr para kesh të gatshme në Prishtinë, të transferuara prej GEN I të Beogradit dhe në anën tjetër ke të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë që japin mbrojtje këtij ambasadori dhe besojnë në pafajësinë e tij… Përveç që ka qenë anëtar kryesie i LVV-së dhe ka qenë i afërt me kryeministrin Kurti, mbrojtja bllanko që i bëhet përkundër faktit se janë 1 milion euro të transferuara në Prishtinë të jep një përshtypje se ka diçka më tepër. Prandaj unë e mbështesë hetimin e Prokurorisë Speciale për shpëlarje të parasë, evazion fiskal, por kërkoj të njëjtën kohë që të bëhen hetime që këto para janë përdorur për të financim fushate. Ky është pretendimi i burimit të lajmit. Për këtë gjë ne do të kemi edhe seancë në Kuvend, pasi kemi pasur një Komision dhe tani me faktet dhe deklarimet që janë bërë në Komision, shihet se ka shpërputhje të mëdha mes të vërtetës dhe deklarimeve fjalë. Në anën tjetër, shumica, LVV ka bojkotuar mbledhjen finale të komisionit hetimor. Ka një investim të pushtetit për të mbrojtur një rast korruptiv”, tha Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së.

Gazeta sllovene "Prava" ka botuar një shkrim, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Në shkrim thuhet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-I si dhe ka tërhequr 600 mijë euro në vitet 2019 dhe 2020. Në shkrim përmendet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Po ashtu, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.

martin berishaj albin kurti

Sondazh

Poll