Bota

Trazirat në Brazil, arrestohet ish-ministri i Drejtësisë, u kap në aeroport teksa kthehej nga pushimet

Anderson Torres, pak ditë më parë deklaroi se provat e gjetura nga policia nga bastisja në shtëpinë e tij ishin të deformuara.

14 Janar 2023, 23:20 Nga F.M
Trazirat në Brazil, arrestohet ish-ministri i Drejtësisë, u kap
Anderson Torres

BRAZIL- Anderson Torres, i cili shërbeu si Ministër i Drejtësisë gjatë presidencës së Bolsonaros, u arrestua në aeroport pasi akuzohet për “mosveprim” dhe “bashkëfajësi” në pushtimin e Kongresit pak ditë më pare. Ai u prangos teksa kthehej në atdhe, pasi ndodhej me pushime në Florida.

Anderson Torres, pak ditë më parë deklaroi se provat e gjetura nga policia nga bastisja në shtëpinë e tij ishin të deformuara.

Urdhri i arrestit ishte lëshuar të martën nga Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alejandro de Moraes. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Andrey Rodríguez, tha më herët gjatë javës se “lëshime të ndryshme, gjoja të qëllimshme, të bëra nga ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në Qarkun Federal, kontribuan në organizimin e akteve terroriste”. Policia braziliane gjeti një projekt-dekret në shtëpinë e Torres të enjten, për të cilin tha se dukej si një propozim për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve të tetorit që Bolsonaro humbi ndaj Luis Inacio Lula da Silva.

Sipas Anderson Torres, dokumenti ishte “ndarë në copa dhe pjesë” pasi u sekuestrua, kur ai nuk ishte në rezidencën e tij dhe ka të ngjarë të ishte pjesë e një grumbulli dokumentesh që do të shkatërroheshin.

Ç’ndodhi ditën e trazirave?

Qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Gjithçka erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Fabio Vieira, ish-komandant i policisë ushtarake të Qarkut Federal u arrestua të martën pasdite nga Policia Federale e Brazilit pasi akuzohet njësoj si Torres se ka rol në këto sulme.

anderson torres trazira ne brazil

Sondazh

Poll