Aktualitet

Tre vite hetime prangosin 57 persona. Policia shkatërron grupin kriminal, sekuestrohet kokainë, kanabis e armë: Trafikonin dh

12 Shtator 2019, 08:07 Nga DOSJA
Tre vite hetime prangosin 57 persona. Policia shkatërron grupin kriminal,

TIRANË- Një superoperacion i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka vënë në pranga 57 persona dhe 8 tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni gjerë ka nisur prej ditësh, por sot kanë nisur arrestimet se pari në Tepelenë, ku u prangosën 7 persona dhe më pas në disa qytete të tjera në Shqipëri.

Por sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, operacioni nuk ka qenë vetëm për kulvimin dhe trafkimin e kanbasit, por dhe për trafikimin e emigrantëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Operacioni i koduar “LIMIT” ka nisur që në vitin 2016, ku hetimet i ka zhvilluar prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara. Procedimit penal është regjistruar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim, por pas hetimeve veprat penale janë shtuar.

Ardi Veliu bëri me dije se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me disa vende të huaja, duke theksuar se “është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve”.

Gjatë viteve Policia në kuadër të këtij operacioni ka zhvilluar disa operacioni ku janë sekuestruar në Greqi: rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë. “Së fundmi është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete”, shtoi Ardi Veliu.

Ndërkohë nga ana tjetër, prokurori Vladimir Mara ka bërë të diturta disa detaje të tjera nga operacioni duke thënë që seciliprej të arrestuarve kanë një rol të veçantë. “Ata sillnin farat e kanabisit nga vende të Bashkimit Europian, i kultivonin në Shqipëri dhe më pas i shisnin sërish në Europë”, shtoi Mara.

VEPRAT PENALE QË AKZUOHEN

“Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

TË ARRESTUARIT

S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë ; A. P. alias A. B., 38 vjeç, banues në Korçë; E. S., 35 vjeç, banues në Korçë; K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë; Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë; B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë; R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë; E. H., 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec; E.B., 42 vjeç, banues në Tepelenë; E.H., 34 vjeç, banues në Fier; A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë; V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë; F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë; A. M., 35 vjeç, banues në Këlcyrë; B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë; A. C., 50 vjeç, banues në Durrës; E. K., 37 vjeç, banues në Durrës; E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë dhe B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron manka arber brahimi edi ballia operacion anti-kanabis shpetim brahimi tepelenë agron manka arber brahimi edi ballia operacion anti-kanabis shpetim brahimi tepelenë

Sondazh

Poll