Bota

Përgjaket nga të shtënat me armë ceremonia mortore në Londër, plagosen 3 gra dhe një vajzë 7-vjeçare

Policia Metropolitane bën me dije se të katërta ishin në ambientet e jashtme të kishës St Aloysius në rrugën Phoenix përballë stacionit të trenit Euston rreth orës 14:00, kur u qëlluan.

14 Janar 2023, 18:38 Nga F.M
Përgjaket nga të shtënat me armë ceremonia mortore në
Londër

BRITANI E MADHE- Një ceremoni mortore është kthyer në një ‘arenë lufte’ në Londër. Mediat britanike raportojnë për të shtëna armësh në kohën që në një zonë në veri të Londrës po zhvillohej një ceremoni mortore.

Për pasojë, tre gra dhe një vajzë shtatëvjeçare u plagosën. Policia Metropolitane bën me dije se të katërta ishin në ambientet e jashtme të kishës St Aloysius në rrugën Phoenix përballë stacionit të trenit Euston rreth orës 14:00, kur u qëlluan.

Të treja gratë, të moshave 48, 54 dhe 41 vjeçe u dërguan në spital ku po marrin ndihmën e nevjshme mjekësore, ndërsa 7-vjeçarja është në terapi intensive. Nuk dihen ende identietet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

te shtena ne londer britani e madhe

Sondazh

Poll