Bota

Premtimi i Britanisë për tanket, kërcënon Rusia: Furnizimet me armë janë objektiva legjitime për sulmet tona

Zakharova tha se çdo premtim për armatim do të bëjë që Rusia të shtojë sulmet ndaj ukrainasve.

14 Janar 2023, 17:28 Nga F.M
Premtimi i Britanisë për tanket, kërcënon Rusia: Furnizimet
Maria Zakharova

RUSI- Premtimi i Britanisë së Madhe se do të furnizojë me tanke Challenge 2 Ukrainën ka sjellë dhe reagime nga Rusia. Në një prononcim për BBC, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se çdo premtim për armatim do të bëjë që Rusia të shtojë sulmet ndaj ukrainasve.

"Siç kemi thënë më parë, furnizimet me armë janë objektiva legjitime për sulmet ruse,”- thotë ajo.

Çfarë po ndodh në Ukrainë?

Sulmet me raketa vijojnë të raportohen në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë rajonet Kharkiv dhe Lviv në lindje dhe perëndim të vendit. Kryebashkiaku i Kievit thotë se shpërthimet mund të dëgjohen në qytet dhe mbrojtja ajrore po angazhohet në objektiva. Kryeministri Rishi Sunak ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës tanke Challenger 2, në një telefonatë me Presidentin Zelenskyy. Rishi Sunak thotë se tanket do të ndihmojnë forcat e Ukrainës "të shtyjnë trupat ruse prapa". Zelenskyy ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për marrjen e vendimeve duke shtuar se jo vetëm që do t’i forcojnë në fushën e betejës, por gjithashtu do të dërgojnë sinjalin e duhur për partnerët e tjerë.

lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll