Bota

Alexei Navalny në gjendje kritike, bashkëshortja e tij bën thirrje për ndihmë: Është i mbyllur në një kafaz

Në një mesazh në Instagram, Yulia Navalnaya tha se gjendja e bashkëshortit të saj sa vinte e po përkeqësohej.

14 Janar 2023, 10:10 Nga A.B
Alexei Navalny në gjendje kritike, bashkëshortja e tij bën
Alexei Navalny

RUSI- Gjermania iu është bashkuar thirrjeve që lideri opozitar rus, Alexei Navalny të marrë trajtim të duhur shëndetësor, pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij. Ky reagim vjen pasi rreth 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një letër të hapur për presidentin rus, Vladimir Putin, duke u kërkuar autoriteteve të burgut që të ndalin “abuzimin” ndaj Navalnyt.

Edhe bashkëshortja e tij ka bërë thirrje për ndihmë. Në një mesazh në Instagram, Yulia Navalnaya tha se gjendja e bashkëshortit të saj sa vinte e po përkeqësohej.

“Imagjinoni sikur jeni mbyllur në një kafaz me përmasa 2 me 3 metra,” shkroi Navalnaya.

“Që të zgjojnë në orën 6 të mëngjesit dhe të mos kesh mundësi të pushosh gjatë gjithë ditës, edhe pse ke temperaturë të lartë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Юлия Навальная (@yulia_navalnaya)

Navalny është në burg prej dy vitesh. Ai është arrestuar në janar të vitit 2021, pak pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për sulmin që i ka ndodhur me agjent nervor në Siberi.

Navalny, 46-vjeçar konsiderohet ndër figurat kyçe kundër Putinit. Ai është dënuar fillimisht me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, dhe më pas i janë shtuar edhe nëntë vjet më shumë, me arsyetimin e mashtrimeve.

Burimi: BBC

alexei navalny

Sondazh

Poll