Bota

U akuzua për spiunazh për llogari të Britanisë së Madhe, Irani ekzekuton ish-ministrin

Britania theksoi se dënimi i tij me vdekje ishte i motivuar politikisht dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

14 Janar 2023, 07:38 Nga A.B
U akuzua për spiunazh për llogari të Britanisë së
Alireza Akbari

IRAN- Irani ka ekzekutuar britaniko-iranian Alireza Akbari, pasi e dënoi me vdekje nën akuzën e spiunimit për Britaninë. Lajmi u konfirmua nga Agjencia e Lajmeve Gjyqësore Mizan.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley tha dje se Irani nuk duhet të vazhdonte me vendimin për ekzekutimin e Akbarit, një ish-ministër iranian. Britania theksoi se dënimi i tij me vdekje ishte i motivuar politikisht dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

“Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje për akuzat për korrupsion në terren dhe veprime të gjera kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit duke spiunuar për shërbimet e inteligjencës të qeverisë britanike, është ekzekutuar”, raporton agjencia e lajmeve Mizan në Twitter.

61-vjeçari akuzohej se kishte marrë 1.805.000 euro, 265.000 paund dhe 50.000 dollarë për spiunazh.

Burimi: BBC

alireza akbari

Sondazh

Poll