Aktualitet

Qytetarët tregojnë hapur çfarë opinioni kanë për shoqërinë civile, 75.2%: Na përdorin për interesa!

47.4% e shqiptarëve mendojnë se organizatat e shoqërisë civile janë të varura nga paratë e donatorëve të huaj.

13 Janar 2023, 21:56 Nga DOSJA
Qytetarët tregojnë hapur çfarë opinioni kanë për
Sondazhi

Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania për disa deklarata, për të kuptuar mendimin e tyre për punën e bërë nga shoqëria civile.

Përgjigjet e gjetura nga sondazhi janë:

75.6% e shqiptarëve mendojnë se qytetarët nuk i mbështesin organizatat e shoqërisë civile, sepse nuk besojnë se do të arrijnë ndonjë rezultat lidhur me atë që kërkojnë.

75.2% e shqiptarëve mendojnë se qytetarët nuk i mbështesin organizatat e shoqërisë civile, sepse mendojnë se ato do të përdorin mbështetjen e tyre për interesa të ngushta që nuk kanë lidhje me ta.

76.2% e shqiptarëve mendojnë se qytetarët nuk i mbështesin organizatat e shoqërisë civile, sepse i shohin si zgjatime të partive politike.

47.4% e shqiptarëve mendojnë se organizatat e shoqërisë civile janë të varura nga paratë e donatorëve të huaj.

54% e shqiptarëve mendojnë se organizatat e shoqërisë civile nuk reagojnë për çështje që i interesojnë shoqërisë, por vetëm për çështje periferike.

16.8% e shqiptarëve mendojnë se organizatat e shoqërisë civile janë transparente lidhur me financimet që marrin.

Marrë nga Euronews

sondazhe ne euronews

Sondazh

Poll