Bota

Qentë sulmojnë për vdekje 28-vjeçaren në Britaninë e Madhe

E reja po shëtiste kur tetë qen iu afruan dhe e sulmuan.

13 Janar 2023, 22:46 Nga F.M
Qentë sulmojnë për vdekje 28-vjeçaren në
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Një 28-vjeçare nga Londra është sulmuar për vdekje nga qentë gjatë kohës që shëtiste në park. Ngjarja e rëndë në Gravelly Hill në Caterham të Surreyt.

E reja po shëtiste kur tetë qen iu afruan dhe e sulmuan. 28-vjeçarja u shpall e vdekur me mbërritjen e auto-ambulancës.

“Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mjekëve, një 28-vjeçare nga Londra u shpall fatkeqësisht e vdekur në vendngjarje. Gruaja besohet se ka qenë duke shëtitur disa qen në momentin e ngjarjes. Familjarët e saj janë informuar dhe do të mbështeten nga oficerë specialistë. Kjo është një ngjarje tragjike ku fatkeqësisht një e re ka humbur jetën dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj”, deklaroi hetuesi.

britani e madhe

Sondazh

Poll