Bota

Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator, 53-vjeçari: Nuk kisha zgjidhje tjetër, 7 persona ishin në rrezik

Mugnai u lirua nga burgu pasi sipas gjykatësit nuk ekzistojnë elementet për prishje të provave apo arratisje nga vendi.

13 Janar 2023, 22:51 Nga I.A
Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator,
Sandro Mugnai

ITALI- Sandro Mugnai, 53-vjeçari që qëlloi dhe vrau shqiptarin Gezim Dodolin më 5 janar po sulmonte me buldozer shtëpinë e tij në San Polo, një fshat i Arezzo, thotë se është i sëmurë. Mugnai qëlloi disa të shtëna nga dritarja e banesës duke lënë të vdekur 59-vjeçarin. Nga rrëfimi i tij për mediat italiane, zënkat e tyre vazhdonin prej vitesh. Mugnai u lirua nga burgu pasi sipas gjykatësit nuk ekzistojnë elementet për prishje të provave apo arratisje nga vendi. Ndërkohë autori i vrasjes vazhdon të përsërisë tani se nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Pashë dritaren duke u shembur, të gjitha gjërat, madje edhe kasollen që ishte aty sipër shkallëve. Vëllai im u përpoq të zbriste në katin e poshtëm për të folur me të, ai e drejtoi buldozerin kundër tij. Nuk dija më çfarë të bëja. Në atë moment në shtëpi ishin 7 veta, të gjithë të mbledhur për darkë për festën e Epifanisë. “Rrezikonim të na shembej çatia, prandaj e ndalova, u përpoqa verbalisht por ai nuk ndaloi. Tentuam të dilnim por nuk na la të dilnim. Askush nuk mund t’i përgjigjet pyetjes “pse gjithë kjo urrejtje”. “Nuk e di, zgjidhjet gjenden për çdo gjë. E di që jemi të gjithë të sëmurë, mami nuk bën gjë tjetër veçse qan. Është një problem i madh për të gjithë, jam i sëmurë sepse ndërgjegjja është kështu. Ngjarje të tilla mbesin me ndërgjegje. E bëra për të shpëtuar familjen time, jo për ndonjë arsye tjetër”, tha Mugnai.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë. Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë. Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë. Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar. Përveç të shtënave, dëgjoheshin britmat e atyre që ndodheshin në shtëpi, ashtu sikurse edhe motori i ekskavatorit që vijonte të ishte i ndezur, ndërkohë që Dodoli ishte në agoni. Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë. Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar. Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.

gezim dodoli sandro mugnai

Sondazh

Poll