Bota

Samiti/ Haradinaj anulon vizitën në Çeki: Jam angazhuar në zgjedhjet e Kosovës

12 Shtator 2019, 10:23 Nga DOSJA
Samiti/ Haradinaj anulon vizitën në Çeki: Jam angazhuar në

KOSOVË- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i ka komunikuar homologut të tij çek se nuk do marrë pjesë në Samitit të V4 dhe ËB6 në Çeki.Haradinaj,

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se mori vendimin për shkak të angazhimeve në zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,
Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj samiti ne ceki ramush haradinaj samiti ne ceki

Sondazh

Poll