Bota

U maskua si plak që të futej në Amerikë, rojet e sigurisë i bëjnë ‘gjëmën’ emigrantit në aeroport

12 Shtator 2019, 06:42 Nga DOSJA
U maskua si plak që të futej në Amerikë, rojet e

SHBA- Një emigrant është maskuar si plak në mënyrë që të futej në SHBA. Maskimin e kishte realizuar me shumë mjeshtëri. Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në Nju Jork.

Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës së bardhë ishin në fakt të zeza. Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës.

Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, nuk dukej si një 81 vjeçar.

Djali i ri i maskuar si plak u arrestua nga rojat e sigurisë dhe u dorëzua te autoritetet e emigrimit.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amrik sing shba amrik sing shba

Sondazh

Poll